Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Parandalohet kontrabandimi i mallrave në vlerë rreth 20 mijë euro

Parandalohet kontrabandimi i mallrave në vlerë rreth 20 mijë euro

Policia ka bërë të ditur se ka parandaluar kontrabandën me mallra në zonën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Fillimisht, organet e rendit kanë vërejtur një automjet kombi furgon pa targa duke kaluar vijën kufitare përmes rrugëve malore.

Aty pas kontrolleve policia ka vërejtur se bëhet fjalë për kontrabandim të mallrave në vlerë rreth 20 mijë euro.

“Lidhur me këtë automjet të dyshuar njësitë policore menjëherë kanë ndërmarrë veprime dhe si rezultat kanë arritur që ta kapin në flagrancë, me ç’rast janë hasur drejtuesi i automjetit mashkull kosovar së bashku me të dyshuarin tjetër mashkull kosovar të cilët janë kapur duke kontrabanduar mallra të ndryshme, gjithsej 573 artikuj në vlerë rreth 20.000.00 euro”, thuhet në një njoftim.

Me vendim të prokurorit, drejtuesi i mjetit është dërguar në paraburgim për 48 orë kurse i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.