Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në Vermicë, shkruan Arbëria TV.
Kamerat e Doganës kanë zbuluar se brenda një veture janë parë disa mallra të pa deklaruara.
Tutje, bëhet e ditur se këto mallra janë konfiskuar dhe i dyshuari është në procedurë për kundërvajtje.
“Parandalohet Tentim Kontrabanda në Pikë Kalimin Kufitar të Vërmicës
Një tentim për kontrabandë është parandaluar nga kontrolli doganor në pikë kalimin kufitar të Vërmicës. Gjatë kontrollit të një automjeti, u zbuluan mallra të padeklaruar të fshehura në pjesët e pasme të ulëseve të vozitësit dhe pasagjerit. Këto mallra nuk ishin të dukshme pa u larguar ulëset e përparme të veturës.
Mallrat (kamerat) e zbuluara janë konfiskuar dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura për kundërvajtje”, thiuhet në njoftimin e Doganës.