Policia ka bërë të ditur se më 14 korrik dhe sot ka parandaluar kontrabandën me cigare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Në dy raste të ndara, janë ndaluar dy shtetas të huaj në tentativë për t’i larguar nga Kosova rreth 375 boksa cigare të llojeve të ndryshme, të padeklaruara dhe pa banderola.
“Pasagjerët kishin fshehur cigaret në valixhe dhe i kishin dorëzuar në check-in për fluturim drejt Londrës.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të gjitha produktet janë sekuestruar dhe rastet janë proceduar për hetim të mëtejshëm nga Dogana e Kosovës.