Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra në veri të Mitrovicës

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës, njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.

Me datën 23 Shkurt 2023, rreth orës 18:15 në fshatin Jarinjë e poshtme gjatë realizimit të detyrave të patrullimit Policia ka ndaluar automjetin VW Pasat ngjyrë hiri me traga të Serbisë dhe me ngasës të dyshuarin mashkull shtetas serb, i cili në rrugë ilegale kishte tentuar të kontrabandonte mallra nga territori i Serbisë.

Mallrat e kontrabanduara përfshijnë: farmerka, kampiona {kërpudhë}, djath, ajkë dhe mallra nga tekstili.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.

Me datën 23 Shkurt 2023, rreth orës 18:15 në fshatin Jarinje e poshtme gjatë realizimit të detyrave të patrullimit Policia ka ndaluar automjetin VW Pasat ngjyrë hiri me traga të Serbisë dhe me ngasës të dyshuarin mashkull shtetas serb, i cili në rrugë ilegale kishte tentuar të kontrabandonte mallra nga territori i Serbisë

Mallrat e kontrabanduar përfshijnë:

Farmerka

Kampiona {këpurdhë}

Djath

Ajkë dhe

Mallra nga tekstili

Personi i dyshuar, që rezulton të jet recidivist i veprave të kontrabandës me mallra së bashku me automjetin e tij është dërguar stacionin policor (SPMK) Leposaviq për procedura të mëtejme ligjore.