Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Paralelizma me Enver Hoxhën, molotov e gaz lotsjellës – çka ndodhi në protestën e opozitës në Tiranë

Paralelizma me Enver Hoxhën, molotov e gaz lotsjellës – çka ndodhi në protestën e opozitës në Tiranë

Në përvjetorin e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha opozita shqiptare zhvilloi një protestë kombëtare në Tiranë. Protesta u shoqërua me incidente, hedhje molotovësh dhe gaz lotsjellës.

Protesta e opozitës u zhvillua përballë Kryeministrisë. Gjatë saj kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza në drejtim të qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, “se po përdor ligjin për të vjedhur qytetarët.

Berisha: Rama si Enver Hoxha, i ka ditët e numëruara

Gjatë fjalimit të tij kryedemokrati Sali Berisha bëri paralelizma mes qeverisjes aktuale dhe periudhës së diktaturës komuniste. Për Berishën, Rama po e qeveris vendin njëlloj si Enver Hoxha, duke theksuar se, sipas tij, qeveria do të përballet me të njëjtin fund politik.

“Satani i shqiptarëve, Enver Hoxha, siç dihet vdiq në vitin 1985 por e vërteta është se diktatura e tij vazhdoi të sundonte fuqiplotë deri në ditën që ne shembëm shtatoren e tij, kultin makabër të Enver Hoxhës, që kishte pushtuar shpirtrat e shqiptarëve. Njëlloj si sot, Rama është një kufomë politike, kalbësirë politike i damkosur, i diskredituar, i tmerruar. Njësoj si shtatorja e Enver Hoxhës, do të mbetet në atë zyrë për sa kohë nuk do ta tërheqim prej saj, siç tërhoqëm Hoxhën 35 vite më parë”, u shpreh Berisha.