Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Paralajmërohet krijimi i ekipit të përbashkët Kosovë-Shqipëri për luftimin e krimit

Paralajmërohet krijimi i ekipit të përbashkët Kosovë-Shqipëri për luftimin e krimit

Ministrat e Brendshëm të Kosovës dhe Shqipërisë kanë zhvilluar një takim të përbashkët në Tiranë.

Xhelal Sveçla dhe Taulant Balla, së bashku kanë diskutuar edhe për nisjen e projekteve të reja me rëndësi për sigurinë e dyja vendeve.

Me këtë rast, Balla paralajmëroi krijimin e ekipeve të përbashkëta në luftën kundër krimit.

“Pas marrëveshjeve për lehtësimin e lëvizjes mes dy vendeve tona, do të vijojmë me marrëveshje për bashkëpunimin policor dhe ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit”, ka shkruar Balla në një postim në Facebook.