Shkruan: Afrim Kasolli
Në politikë shpeshherë është vështirë të zbulohen shenjat paralajmëruese të cilat flasin per fundin e një lideri. Madje, këta të fundit me se paku mund t’i detektojne atë.
Por ne rastin Albin Kurtit kesaj here situata është pak me ndryshe. Ai mund te jetë duke e shijuar viziten e tij ne ShBA, e duke i treguar botes se madhe se si modeli i tij qeverisës mund te shndërrohet ne shembull planetar, megjithatë hic me pak se njera nga bashkepuntoret e tij me te ngushta deri me tani, ish-Shefj e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetevendosje, Mimoza Kusari, tregoi hapur se tashme ai gjendet ne nje renie te pashmangshme politike.
Para pak dite ne nje debtat televiziv e njetja deklaroi se tash e tutje nuk do te pranoje te shkrihet ne listen zgjedhore te Lëvizjes Vetevendosje, por se kolacionin eventual me kete subjekt do ta beje vetem me kusht qe ta ruaje autonominë juridike dhe politike te Alternativës.
Ky kthese e papritur nuk shenon asgje tjeter vetem se nje perpjekje tinezare te Mimoza Kusarit ta ruaje ne momentin e fundit identitetin e saj politik. Pra qe te shpetoje per vete aq sa mund te shpetohet nga anija qe po fundoset. Sikur situata te ishte ndryshe nuk ka dyshim se ajo as qe do te guxonte ta enderronte kete divorc politik. E njejta nuk e kishte pasur telashe as komunikimin ne telefon me përfaqësues Listes Serbe qe atëbotë gjendeshin ne listen e zeze te SHBA-ve, sikur se Milan Radojiçiçi.
Prandaj, nje levijze e tille e Mimoza Kusarit nuk eshte asgjë tjeter pos nje kumt jo i mire per te ardhmen e zymte politike te Albin Kurtit. Deshmi se ai i ka gjasat minimale te jete ne krye te shtetit. Pra, ajo ne kete menyre vetem sa tregojë hapur se tash e tutje eshte e interesuar edhe per kombinatorika tjera politike. Dhe se nuk dëshiron te shihet vetem si instrument i Albin Kurtit. A do te kete sukses me kete levizje mbetet te shihet?
Mirepo, historia moderne e Kosoves e ka deshmuar nje gje; se shume pushtete jane ndërruar, madje edhe “regjime”, por Mimoza Kusari cdo here eshte gjendur ne krye te tyre.