Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > “Paralajmërimi i Hegelit” për gjendjen fatkeqe te opozitës në Kosovë 

“Paralajmërimi i Hegelit” për gjendjen fatkeqe te opozitës në Kosovë 

Shkruan: Afrim Kasolli

Nëse ka ndonjë nocion që do ta përshkruante gjendjen e partive opozitare sot në Kosovë, padyshim se mbetet thenia e tij njohur se “Ajo që është racionale është edhe aktuale, kurse ajo që është aktuale është edhe racionale”. Siç dihet nuk ka sentence tjetër te filozofit gjerman që ka qenë me shumë burim i keqkuptimeve politike dhe filozofike. Si e tillë ajo është konsideruar si justifkim racional për të gjitha regjimet autoritare. Dhe ne shikim të parë e njejta mund të shihet edhe sot si glorfikim teorik i pushtetit të Albin Kurtit.

Mirëpo, mbase këto paqartesi jane pasoje trajtimit si sinonime te nocioneve reale dhe aktuale. Por për Hegelin, jo çdo fenomen që është real është njëkohësisht edhe racional dhe aktual.

Dhe ky eshte njeri nga defektet kryesore te opozitës në Kosovë. Për nje mandat të plotë ajo ishte plotësisht reale. Mirepo, që deshtoi ta shndërrojë veten ne aktuale. Pra protagonistet e saj defiluan ne sallen e Kuvendit te Kosoves dhe neper studio televizive, por u mungonte aktualiteti, duke i mohuar kështu potencialet e saj.

Në këtë konteskt, ishte pikërisht kjo pengmarrje e partive opozitare nga drejtuesit e tyre, e cila ndikoi qe ne fund ne syte e opioninit te mos mbetet asnjë alternativë tjetër, pos qe Albin Kurti te shihet si figura e vetme qe mund ta shmag kaosin qe rrezikonte ta kaplonte vendin nga mos formimi i institucioneve. Prandaj edhe 50 per qind e elektoratit u rreshtuan pas tij. Sepse siç ka pohuar historiani i njohur francez Aleks De Tokvill, asgjë ska me neveritese në politikë sesa kotesia.

Me këtë rast, as befasia elektorale qe ka ndodhur sidomos ne PDK, ne keto zgjedhje nuk është e rastësishme. Por shprehje e besimit te elektoratit te ketij subjekti politik për çlirimin e potencialeve opozitare te saj. Sa do te arrijnë ata qe moren me shume vota, sesa disa prej figurave tradicionale te saj ta jetësojne kete mision mbetet te shihet? Por mesazhi është i qartë.