Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Paralajmërimi i frikshëm: Nëse vazhdohet njëjtë, Kosova kolapson më 4 prill 2026!

Paralajmërimi i frikshëm: Nëse vazhdohet njëjtë, Kosova kolapson më 4 prill 2026!

Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i AKI-së, ka dalë me një paralajmërim të frikshëm.

Ai ka thënë se nëse vazhdohet njëjtë, Kosova kolapson më 4 prill 2026.

“Kolapsimi i Kosovës është rreziku që na pret nga 4 prilli 2026. Po e rrezikojnë këta me mendësinë e etabluar si “o unë të mbetem në pushtet, o askush tjetër!”. Këta që gati në secilën ditë – me qëllim që duket të jetë i planifikuar – na thonë: “Kosova ka Qeveri, por s’ka Parlament!”.”, ka shkruar Ramadani në Faceboolk.

Sipas tij, kjo lidhet me përfundimin e mandatit të Presidentes.

Në skenarin më të keq që e ka analizuar Ramadani, nëse nuk zgjidhet kryekuvendari deri atëherë, nuk ka as ushtrues detyre të presidentit.

“3. Kuvendi i pakonstituuar nuk mund të miratojë Buxhetin për vitin 2026 dhe, sipas legjislacionit në fuqi, dy herë nga 1/12-ta e Buxhetit 2025 është tejkaluar;

4. Punonjësit e shtetit, pra shërbyesit civilë e profesionalë, nuk mund të marrin pagat e veta, sepse – siç është qartësuar nga Gjykata Supreme – deputetët që po dalin edhe më tutje në zyret e Ministrave nuk mund të marrin vendime të reja ekzekutive;”, ka theksuar ai.

Analiza e plotë e Ramadanit, më poshtë.