Profesori universitar, Afrim Hoti ka deklaruar se roli i presidentes ka qenë i njëanshëm.
Sipas Hotit, ai nuk ka pritur një rezultat pozitiv pasi që partitë politike i kanë betonuar skajshmërisht pozicionet e tyre.
“Roli i presidentes ka qenë i njëanshëm, me përjashtim ndoshta këtë kohën e fundit por se këto veprime domosdoshmërish që nuk mund të kalojnë pa lënë pasojat e saja, në këtë drejtim nuk prita dhe praktikisht nuk doli ndonjë rezultat sepse subjektet politike siq duket tashmë i kanë çimentuar i kanë betonuar pozicionet e tyre skajshmërisht, diametralisht të kundërta dhe si duket nuk mund ndoshta për shkak të matematikave të tyre të brendshme si për kampin në pozitë dhe për kampin fitues në zgjedhje”, ka deklaruar ai në tëvë1.
Ndërkohë, ai e quan skandaloze dështimin e 16-të të konstituimit të Kuvendit për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Derisa, ai e quan të vonuar ftesën e presidentes për takim me partitë shqiptare dhe ato të komuniteteve.
“Nëse edhe dikujt që është tërësisht jashtë procesit politik i themi që sot po provojmë për herë të 16-të ta zgjedhim kryeparlamentarin e vendit, mendoj që përballet me një argument vërtetë skandaloz, në këtë drejtim mendoj që roli i presidentes ka mund të luhet shumë më herët, ndërkohë që kam përshtypjen që jo ky rol nuk do të duhej të ishte në formë, pra të mblidheshin mediet dhe të iu thuhet atyre se ja presidentja e mori flamurin dhe ajo do ta zgjedhë këto problematik. Gjithsesi e shoh si formë të duhur por skajshmërit të vonuar thirrjen e liderëve politik veç e veç, sepse vendit nuk iu duhen sfilata e as regjisuara të ndryshme, spektakle të llojeve të tilla”, tha ai ndër të tjera.