Reperi Arkimed Lushajn, i njohur me emrin e artit si Stresi është gjobitur nga policia Rrugore me 25,000 lekë të reja për parakalim në sens të kundërt, përdorim të dritave verbuese në zonë të banuar si dhe shpejtësi tej normave të lejuara. Sakaq atij i janë zbritur 10 pikë nga leja e drejtimit.
“Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet automjeti me drejtues shtetasin A. L., duke parakaluar një varg automjetesh në sensin e kundërt të lëvizjes dhe duke përdorur dritat verbuese në zonë të banuar, në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh“, ju informojmë se: Sektori i Policisë Rrugore i ka vënë drejtuesit të automjetit, shtetasit A. L., masën administrative 25 000 lekë, bazuar në nenet 146 pika 16, 141 pika 10, 146 pika 10 dhe 127 pika 3, të Kodit Rrugor. Gjithashtu, i janë zbritur 10 pikë nga leja e drejtimit”, njofton policia.