Santiago Pena, kandidati i partisë konservatore në pushtet Kolorado, fitoi zgjedhjet presidenciale në Paraguaj.
Pas numërimit të pothuajse të gjitha votave, Pena (44-vjeç) mori 42.8 për qind të votave, njoftoi organi kombëtar zgjedhor.
Ish-ministri i financave kishte një avantazh prej 15 pikësh ndaj rivalit të qendrës së majtë Efraín Alegre (60-vjeç) nga koalicioni Concertacion, tha organi kombëtar zgjedhor.
Në 76 vitet e fundit, partia Partido Colorado ka humbur vetëm një palë zgjedhje në vendin e Amerikës së Jugut, dhe nuk ka qenë në pushtet nga 2008 deri në 2013.
Pesë vjet më parë, Alegre humbi nga Mario Abd Benitez, presidenti aktual në largim. Abdo Benitez nuk u lejua të kandidojë sërish për arsye kushtetuese. Domethënë, presidenti ka vetëm një mandat.
Paraguaj ka pothuajse shtatë milionë banorë dhe, së bashku me Bolivinë, është i vetmi vend pa dalje në det në Amerikën e Jugut.Produktet kryesore të eksportit të saj janë soja, energjia elektrike dhe mishi i viçit.
Përveç presidentit, janë zgjedhur rishtas Senati, Dhoma e Përfaqësuesve dhe guvernatorët dhe sipas organit zgjedhor duket se Kolorado ka mbrojtur shumicën e saj parlamentare.
/TV Arbëria