Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Paraburgim për burrin që dyshohet se plagosi gruan në Bresje të Fushë Kosovës

Paraburgim për burrin që dyshohet se plagosi gruan në Bresje të Fushë Kosovës

Një muaj paraburgim për burrin i cili dyshohet se të marten në Bresje të Fushë Kosovës, e ka plagosur me armë zjarri gruan e tij.

Vendimi u mor nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

I.A dyshohet për vepren penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose poseedim të pa autorizuar të armëve dhe veprën penale Mospërfillja e gjykatës”.

“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse i pandehuri gjendet në liri, i njëjti mund të ik dhe të arratiset, kjo për faktin se për këtë vepër penale për të cilën dyshohet i pandehuri, dënimi i paraparë përfshinë dënim me burgim afat gjatë, ekziston edhe rreziku i ndikimit në të dëmtuarën dhe në dëshmitarë për ndryshimin e provave, si dhe përsëritja e veprave penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës .