Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Paraburgim ndaj 10 personave për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar

Paraburgim ndaj 10 personave për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale të të pandehurve B.G, R.H, M.B, A.K, Ç.N, L.B, R.D, A.M, E.A, F.N, për shkak të veprës penale ‘Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal të Organizuar’.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.G, R.H, M.B, A.K, Ç.N, L.B, R.D, A.M, E.A, F.N e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit për secilin, në kohëzgjatje prej një muaji.

Njoftimi i Gjykatës:

Prishtinë, 07 Prill 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale të të pandehurve B.G, R.H, M.B, A.K, Ç.N, L.B, R.D, A.M, E.A, F.N, për shkak të veprës penale Pjesëmarrja ose Organizimi i Grupit Kriminal të Organizuar nga neni 277 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës të Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.G, R.H, M.B, A.K, Ç.N, L.B, R.D, A.M, E.A, F.N e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit për secilin, në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Gjyqtari i procedurës paraprake me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se nëse të pandehurit do të lihen në liri, të njëjtit mund të arratisen dhe prezenca e tyre gjatë procedurës paraprake do të ishte e vështirë të arrihet, po ashtu të pandehurit mund t`i shmangen ndjekjes penale dhe në këtë mënyrë mund të pengojnë zhvillimin normal të procedurës penale, të pandehurit mund edhe të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar eventualisht në bashkëkryerës të veprës penale si dhe në dëshmitarë.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

/TV Arbëria

Themes by WordPress