Kingsley Coman është larguar nga kampi francez në Kampionatin Evropian.
Sipas mediave franceze, Coman largohet përkohësisht, para ndeshjes së 1/8 së finales ndaj Belgjikës.
Futrbollisti i Bayern Munchenit, do të largohet nga skuadra franceze për të shkuar në Suedi ku partnerja e tij, e cila do të sjellë në jetë fëmijën e tyre të katërt.
Coman do të largohet përkohësisht nga Gjermania dhe kampi bazë i Paderborn, ku skuadra franceze është vendosur që nga fillimi i Euro. Stafi francez e liroi për arsye të mirë 28-vjeçarin.
Ai pritet të kthehet shpejtë në grumbullim, dhe atë para ndeshjes me Belgjikën, e cila zhvillohet me 1 korrik.