Imazhet satelitore kanë zbuluar dëmet e shkaktuara në një bazë ajrore në Izrael.
Fotografitë e shkrepura nga Planet Labs, shfaq hangarët e aeroplanëve në bazën ajrore Nevatim që ka pësuar dëme nëpër çati, transmeton Telegrafi.
Fotografitë e publikuara më poshtë shfaqin atë se si dukej baza më 30 shtator, dhe janë krahasuar me imazhet e shkrepura më 2 tetor.
Sky News ka lokalizuar tre videot e djeshme, që sugjerojnë se baza e lartpërmendur ishte cak i sulmeve iraniane gjatë të martës mbrëma.
Në fotografi shihet se të paktën tetë raketa kanë shpërthyer në këtë bazë.
Numri i raketave që kanë shpërthyer në atë zonë me gjasë është më i madh – bazuar në dëmet e shkaktuara.