Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Paqja që mund t’i jap fund rendit ndërkombëtar

Paqja që mund t’i jap fund rendit ndërkombëtar

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Takimi fillimisht i presidentit Trump me atë rus, Vladmir Putin në Alaska të SHBA-ve, si dhe ai dje ndërmjet të parit me atë ukrainas, Vlodymyr Zlenenskyy, dhe liderë tjerë evropianë, ka hedhur dritë mbi disa nga konturat e planit për fundin e mundshëm të luftimeve në Ukrainë.

 

Me këtë rast, nuk përjashtohet mundësia që si kusht për paqe duhet të jetë pajtimi i shtetit të Ukrainës për dorëzimin “legal” të territoreve të pushtuara nga ushtria ruse. Aktualisht, kjo e fundit i kontrollon 20 për qind të tyre. Mirëpo, sipas burimeve të mediave ndërkombëtare presidenti Putin, është duke kërkuar kontrollin e plotë të rajonit të Donabasit, të cilin nuk ia ka dalur ta pushtojë tërësisht. Po ashtu i njëjti, ka insistuar që nga fillimi se synon që ta ruajë të drejtën e vetos mbi të ardhmen strategjike të këtij shteti. Ndërkohë, nuk janë përjashtuar garanacionet e sigurisë amerikane për pjesën e mbetur të Ukrainës

 

Nuk ka dyshim se një epilog i tillë do ta vendos në një telashe pa shtegdalje liderin e ukrainas. Sepse pajtimi për ndarje territoriale, pos që ndalohet nga kushtetuta e këtij shteti,  po ashtu nuk gëzon mbështetje popullore në opinionin publik. Por refuzimi i kësaj ofertë do ta armiqësonte atë më SHBA-të, pa ndihmën logjistike, ushtarake dhe financiare të së cilës ka rrezik të humb edhe më shumë territore.

 

Megjithatë, ashtu siç është ditur nga historia luftërat tradicionalisht janë zhvilluar për territore. Dhe ato që humben me luftë po ashtu mund të rikthehen vetëm me të njëjtën metodë.  Në këtë drejtim nëse BE- dëshiron ta shmang këtë skenar atëherë duhet të përgatitet që me forcat vetanake ta mbështesë Ukrainën deri në fund në këtë betejë. Madje, presidentit i Francës Emmanuel Macron, disa herë ka deklaruar se nëse dëshirojmë që Ukraina të mos dështojë në këtë luftë, nuk duhet përjashtuar që edhe NATO të përfshihet në këtë konflikt. Mirëpo, ekziston një dallim i madh ndërmjet retorikës dhe angazhimit për ta matreilazuar atë.  Ndërkohë, qasja e Qeverisë së kaluar gjermane ka qenë edhe më vagullt në këtë drejtim. Është e vërtetë se ajo ka dhënë kontribut financiar për luftën mbrojtëse të Ukrainës, por pozicioni i pashpallur i saj zyrtar mbi epilogun e mundshëm të këtij konflikti ka qenë që “Ukraina nuk duhet të humb, por as Rusia të fitojë”.

 

Sidoqoftë, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërorë dhe veçanërisht pas asaj të Luftë së Ftohtë,  falë angazhimit amerikan u shtrua shtrati i afirmimit të atij koncepti juridik, sipas së cilës e drejta ndërkombëtare e konsideronte si sakrilegj idenë e pushtimit të territoreve me anë të luftës. Sipas parimit të themelor të këtij modeli, e drejta duhet ta kufizojë forcën dhe se këto të dyja nuk janë ekuivalente.

 

Me këtë rast, çdo marrëveshje paqësore ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, që e shpërfill këtë detyrim, deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë e paraqet një goditje ndaj  parimeve të atij rendi dhe hap rrugën e rikthimit klasik marrëdhënieve ndërkombëtare sipas modelit të zonave të interesave të fuqive të mëdha. Sa do të jetë suksesshme kjo paqe mbetet të shihet. Ndonëse këtu e dy shekuj me parë, filozofi i njohur gjerman, Immanuel Kant, shkruante se çdo paqe e padrejte nuk është asgjë tjetër vetëm se guidë për luftëra të reja.