Të gjitha manifestimet e urrejtjes ndaj hebrenjve dhe judaizmit janë një mëkat kundër Zotit, sipas Papës Françesku cituar nga e përditshmja e Vatikanit L’Osservatore Romano të shtunën.
Në një letër drejtuar “vëllezërve dhe motrave hebrenje të Izraelit” raportohet se Papa ka thënë: “Rruga që Kisha ka filluar me ju, populli i lashtë i Besëlidhjes, refuzon të gjitha format e antijudaizmit dhe antisemitizmit, duke dënuar pa mëdyshje manifestimet e urrejtjes ndaj hebrenjve dhe judaizmit si mëkat ndaj Zotit”.