Papa Françesku ka bërë thirrje që t’i jepet fund luftës në Ukrainë, duke theksuar se “negociatat për paqe janë më të mirë sesa një luftë e pafundme”.
“Ju lutem. Vendet që janë në luftë, të gjithë – ndalni luftën. Shqyrtoni negociatat, paqen”, ka deklaruara Papa.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, pati deklaruar asokohe se vendi i tij “kurrë nuk duhet të ngrit çfarëdo flamuri tjetër”, duke i bërë thirrje Vatikanit të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj në shpëtimin e jetëve të njerëzve.
Ndryshe luftime në Ukrainë janë duke vazhduar, ku të dyja palët vazhdimisht raportojnë për të vrarë dhe plagosur. /Telegrafi/