Blog Post

Arbëria TV > Politika > Pantina: Punëtorët që punojnë të dielave a kanë ditë të lira gjatë javës, a kanë kontrata?

Pantina: Punëtorët që punojnë të dielave a kanë ditë të lira gjatë javës, a kanë kontrata?

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shtruar disa pyetje lidhur me kushtet e punëtorëve në Kosovë, ajo ka pyetur se a kanë ditë të lira gjatë javës punëtorët që punojnë të dielën, a kanë kontrata dhe se a paguhen më shumë për shkak se punojnë ditëve të fundjavës.

Sipas saj Qeveria kishte premtuar se do të mbronte të drejtat e punëtorëve dhe të përmirësonte kushtet në punë, porse kjo nuk ka ndodhur.

“Por në realitet sot janë veten 33 inspektorë të punës, e ndërsa në vitin 2018 ishin 50 dhe edhe atëherë ky numër ishte i pamjaftueshëm. E paga minimale vazhdon te mbetet 170 euro, ndërsa radhët e pritjes  para ambasadave për viza pune edhe me të gjata. Hajt se muaji shkurt shkon më shpejt!”, ka shkruar ajo.

/TV Arbëria