Kanë mbetur një javë deri tek zgjedhjet qendrore në Republikën e Kosovës, të cilat mbahen më 9 shkurt.
Partia në pushtet mbetet njëra ndër partitë më të gjobitura nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për gjuhën dhe sjelljen që e ka përdorur ndaj kundërshtarëve.
Deklarata më e përfolur është ajo e ministres së Punëve të Jashtme Donkika Gërvalla, ku kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj (AAK), e qujti gjeneral të vetë-shpallur në vendlindjen e tij në Deçan.
Kjo deklaratë u diskutua prap në emisionin ‘Politiko’ ku analistja politike Shqipe Pantina, i drejton pytje kandidatit për deputet nga LVV Nezir Kraki, si ka mundur me quajtë gjeneral të vetë-shpallur një njeri të cilin gradat i ka fitu me plubat që i ka në trupin e tij, ku ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë.
“Për mua është fyrje ajo që zonja Gërvalla ia ka bërë zotrit Haradinaj, duke e quajtur gjeneral të vetë-shpallur. Zotri Haradinaj gradat i ka fitu me plumba që i ka marrë në trup të vetin. S’ka rëndësi as me ja konfirmu, se me siguri i ka plagët hala në trup”, tha Pantina.
Kurse, Kraku thotë se ministrja Gërvalla nuk e ka pasur fjalën për Haradinajn.
“Personalisht për Haradinajn nuk e ka pasur atë deklaratë”, tha Kraki.
Ndërsa, gazetari Fidan Rama, tha se ministrja Gërvalla e ka kuptu mirë se Haradinaj nuk është gjenral i vetë-shpallur, po është një gjenral dhe komandat i luftës, nga reagimet e shumta që janë bërë nga plasimi i asaj deklarate.
“Gërvalla i ka bërë nder zotri Haradinaj me atë deklaratë. Pasi që edhe ajo vetë e ka kuptu se a është gjenral i vetë-shpallur si dhe komandant. Se një mori reagimesh që duln pas asaj deklarate, e ka kuptu që ky nuk është gjeneral i vetë-shpallur, po është gjeneral dhe komandant. Nëse Gërvalla se ka ditë se çka ka bë Haradinaj në luftë, besoj që e ka kuptu edhe nga eksponentë që ende po vazhdojnë me reagu rreth asaj deklarate”, u shpreh Rama.