Kryeministri Albin Kurti në një panel në Forumin e Davosit tha se në fjalën hyrëse të mbajtur nga ai foli për sukseset e Kosovës.
Në panelin ku pjesëmarrës ishte edhe kryediplomati britanik David Cameron, Kurti tha se të gjithë ndanë entuziazmin për të arriturat e Kosovës.
“I nderuar të mbaj fjalën hyrëse në Forumin Botëror Ekonomik rreth Kosovës si një histori suksesi në një panel mbi financat ndërkombëtare të moderuar nga Sara Pantuliano, krahas David Cameron, Fettah Nadia, Songëe Vera… të gjithë të cilët ndajnë entuziazmin tonë për përparimin e Kosovës”, ka shkruar ai.
Honored to deliver opening remarks @wef about 🇽🇰 as a success story, on a panel on int’l finance moderated by @SaraPantuliano, alongside @David_Cameron @FettahNadia @SongweVera @DMiliband @EspenBarthEide @WorldBank VP Voegele—all of whom share our enthusiasm about 🇽🇰’s progress. pic.twitter.com/fI2XmQIZjN
— Albin Kurti (@albinkurti) January 19, 2024
/TV Arbëria