Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > PAMJE/ Studenti humb ndjenjat gjatë protestës në Tiranë, raportohet se policia ia theu këmbën

PAMJE/ Studenti humb ndjenjat gjatë protestës në Tiranë, raportohet se policia ia theu këmbën

Protesta e studentëve e zhvilluar këtë të martë para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me incidente të shumta, ndërsa policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe disa autobotë me ujë. Deri më tani raportohet për 23 persona të arrestuar, disa efektivë policie të lënduar, si dhe dy gazetare të lënduara.

Mediat kanë raportuar se një studenti policia i ka thyer këmbën. Aty thuhet se nga dhuna e ushtruar ndaj tij, të riut i ka rënë të fikët.

Identiteti i të riut nuk dihet ende.