Në një video me të vërtetë të frikshme, shihet qartë rreziku me të cilin po përballen zjarrfikësit në zonën e Shëngjinit të cilët prej 4 ditësh janë në një beteje, që nuk po sheh ende dritë të bardhë në fund, por vetëm përkeqësim.

Në pamje shihen zjarrfikësit shumë pranë një zone me shkurre, të cilat marrin flakë në pak sekonda me një shpejtësi të skëterrshme duke vënë në rrezik jetën e tyre, shkruan A2CNN.

Situata në Shëngjin paraqitet alarmante, ku qindra turistë janë evakuuar, teksa në ndihmë kanë shkuar dhe dy avionë Canadair të mbrojtjes civile evropiane.