Forcat ukrainase kanë shkatërruar disa mjete ruse me raketat anti-tank “Javelin”, sipas pamjeve të publikuara në internet.
Trupat ukrainase lokalizuan fillimisht disa mjete ruse BMD-4 dhe tanke të blinduara të ushtrisë ruse, më pas aktivizuan në fushëbetejë raketat Javelin, të cilat i mori nga Britania.
Automjetet luftarake ruse shpërthyen në flakë masive kur u goditën me këto raketa dhe një numër ushtarësh rusë mbetën pa ndjenja.
Këto pamje e dëshmojnë më së miri se si funksionojnë këto lloj raketash në arenën e luftimeve.
Raketat anti-tank, “Javelin” janë raketa me rreze të mesme veprimi që u mundëson ushtarëve t’i shkrepin duke i vendosur në krahë.
Ato kanë efekte precize drejt caqeve për të shkatërruar tanke dhe automjete të tjera të blinduara.
Ndryshe, së fundmi edhe Kosova mori dritën jeshile nga SHBA-ja për blerjen e këtyre raketave anti-tank “Javelin” dhe pritet që së shpejti të pajisjet me to.
Një raketë Javelin kushton rreth 180 mijë dollarë.