Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Pamje: Ofendime pandalur për Rrahmanin e Hodajn nga rumunët

Pamje: Ofendime pandalur për Rrahmanin e Hodajn nga rumunët

Pas problemeve në fushën e lojës, ato e ndoqën Kosovën edhe pas ndeshjes.

Pasi e përfunduan konferencën për shtyp në Rumani, në ambientet e brendshme të “Arena Nationala”, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani dhe zyrtari i FFK-së, Taulant Hodaj janë fyer nga stafi rumun.

Në thirrjet e stafit rumun dëgjoheshin fjalët si: “Turp të keni, shkoni në shtëpi”.

Tollovi u krijua pasi një zyrtar rumun i cili kishte leje hyrje në të gjithë stadiumit ka provokuar Edon Zhegrovën.

Ai vazhdoi sjellje jo të mirë edhe gjatë daljes nga dhoma e konferencës.

Pas kësaj Taulant Hodaj reagon, së bashku me menaxherin Bajram Shala, ndërsa Edon Zhegrova qëndronte afër presidentit të FFK-së, Agim Ademi.

@gsp.roClinci în zona mixtă după România – Kosovo. Mircea Lucescu a strigat nervos: „Penibil, penibil! În loc să își ceară scuze, cum trebuia!”

♬ sunet original – GSP – Gazeta Sporturilor

Powered by WordPress