Prej 5 dekadash në skenë Shkurte Fejza është emri më i madh i muzikës shqiptare që nëpërmjet këngës së saj ka mbledhur rreth vetes publikun e të gjjtha moshave.
Në nder të 50-vjetorit të karrierës së saj, bilbili i këngës shqipe ka përgatitur një dhuratë të veçantë për të gjithë adhuruesit e këngës së saj që i qëndruan besnik ndër vite.
Me datën 8 qershor nga ora 20:00 do të mbahet koncerti i karrierës së saj “50 vjet nderi i kombit”, ku hyrja do të jetë falas për të gjithë.
Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve tashmë është ngritur skena madhështore dhe është gati për të mirëpritur të gjithë në një mbrëmje të paharruar.