Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Pamje nga momenti kur haset trupi i pajetë i viktimës që dyshohet se ra në lumin Morava

Pamje nga momenti kur haset trupi i pajetë i viktimës që dyshohet se ra në lumin Morava

Një person ka vdekur gjatë ditës së djeshme pasi dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër pikës kufitare “Dheu i Bardhë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se bëhet fjalë për një 69-vjeçar nga Ferizaj, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht në lumë.

“Sipas informatave të para, i ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të pikës kufitare ‘Dheu i Bardhë’. Në afërsi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lumë. Janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse të cilat janë marrë me rastin”, tha Hashani.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rrethanat e rastit po hetohen nga Policia rajonale në Gjilan.

Themes by WordPress