Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > PAMJE/ Mitrovicë – Fillon numërimi i votave pas vendimit të Prokurorisë Themelore

PAMJE/ Mitrovicë – Fillon numërimi i votave pas vendimit të Prokurorisë Themelore

Pas ndaljes së përkohshme të procesit për shkak të dyshimeve për parregullsi në disa fletëvotime, në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Mitrovicë ka filluar sërish numërimi i votave.

Vendimi për rifillimin është marrë nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, e cila ka lejuar vazhdimin e procesit pas verifikimeve fillestare.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë paralelisht, ndërsa KQZ-ja ka konfirmuar se numërimi po zhvillohet nën mbikëqyrje të afërt për të garantuar transparencë dhe rregullsi. /TV Arbëria