Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pamje e frikshme, rrufeja godet avionin në aeroport

Pamje e frikshme, rrufeja godet avionin në aeroport

Një incident i frikshëm është regjistruar në video nga një pasagjer i “British Airways” teksa priste fluturimin e tij në aeroport.

Incidenti ndodhi në aeroportin “Guarulhos” në Sao Paulo, Brazili Jugor, ku pasagjeri Bernhard Warr raportoi se një “stuhi e fortë” kishte goditur zonën, duke vonuar fluturimet, përfshirë edhe të tijin.

Në videon e mëposhtme shihet qartë rrufeja që godet avionin.

Vlen të theksohet se avionët janë ndërtuar për t’i bërë ballë goditjeve të rrufesë. Megjithatë, nëse kjo ndodh, është e detyrueshme që të inspektohet avioni përkatës.