Mbrëmë në orët e vona dikush ka tentuar ta thyejë bankën TEB, në pikën e saj në Lakrishtë në Kryeqytet, në vend të ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës.
Në pamjet e siguruara nga TV Arbëria shihen patrullat e policisë dhe dëgjohet alarmi që është lëshuar.
TV Arbëria ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për më shumë detaje dhe do t’ju mbajë të informuar.