Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pamja e “Newborn” për 16 vjetorin e pavarësisë, ky është mesazhi sivjet

Pamja e “Newborn” për 16 vjetorin e pavarësisë, ky është mesazhi sivjet

Obelisku i Pavarësisë “NEWBORN” ka marrë pamje të re për 16 vjetorin e pavarësisë.

Mesazhi sivjet lidhet me liberalizimin e vizave. Në secilën shkronjë, paraqitet nga një shtet ku tash qytetarët mund të udhëtojnë pa viza, raporton Express.

“Dikur qielli i rrethuar me gjemba, më në fund u hap. Shijone!”, ka shkruar autori i obeliskut, Fisnik Ismaili.

Monumenti ishte për vite i ngjyrosur në të verdhë, ngjyrë e cila përfaqësonte flamujt e Kosovës dhe Bashkimit Evropian.