Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Palestra sportive në Greme së shpejti e gatshme për qytetarët e Ferizajit

Palestra sportive në Greme së shpejti e gatshme për qytetarët e Ferizajit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se palestra sportive në Greme po kompletohet.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se kjo palestër do të jetë së shpejti e gatshme për qytetarët e Ferizajit.

“Rekuizitat sportive dhe inventari po vendosen dhe shumë shpejt palestra do të jetë e gatshme për sportistët dhe qytetarët e Komunës së Ferizajit”, ka shkruar ai.