Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Pal Shtufi: Kosova ndodhet në rrezik nga Islami politik – shteti po hesht

Pal Shtufi: Kosova ndodhet në rrezik nga Islami politik – shteti po hesht

Publicisti Pal Shtufi, në Arb Debat me Rid Berishën, ka thënë se bota islame ka qenë shtypëse për 400-500 vite.

“Për ne ka qenë shtypës bota islame për 400-500 vjet, dhe tash bota serbe,” ka deklaruar ai në Arb Debat.

“Pas çlirimit, përmes “ndihmave” na kanë sjellë kulturën arabe – e tmerrshme, është dështim i shtetit, jo i individit”

Publicisti Shtufi ka thënë se tek populli i Kosovës janë sjellë kultura arabe.

“Orientimi kulturor perëndimor tek ne ka kaluar, na kanë ardhur përmes “ndihmave” shllunga të mëdha kulturore të huaja, të cilat aspak nuk përkojnë me ne. Me të prurë kulturën arabe, që ata vetë janë duke bërë luftë me u çliruar prej asaj kulture mesjetare, dhe ti me e pranu kaq thjesht, kaq pa rezistencë, kjo është e tmerrshme. Kjo është dështim i shtetit, jo i individit.

“Ne e kemi bërë këtë vend ‘kafshatë’, haje, merre, vjedhe,” kështu ka deklaruar ai në Arb Debat.

Shtufi: Enver Hoxhaj solli një vendim historik si ish-ministër i Arsimit: ndaloi shaminë në shkolla

Publicisti gjatë intervistës në Arb Debat tha se ndalesa e shamive në shkolla është vendim historik, sipas tij.

“Enver Hoxhaj ka lënë shembull se si bëhet puna e ministrit të Arsimit. Për shembull, Enver Hoxhaj e solli një vendim shumë të mirë që sot ia kemi parë hajrin këtij vendimi, që vajzat e reja nuk guxojnë me pas shamia në shkolla. Ky është vendim historik për ne”

Ai tha se për personat nën 18 vjet, shamia nuk është një e drejtë.

“E drejtë themelore pas 18-vjeç, deri në 18-vjeç vendosin institucionet dhe familja për fëmijën.

T’ia imponosh fëmijës sa gramë shamia, ajo është shkelje e të drejtave të fëmijës,” ka thënë ai.

“Ne si qytetarë jemi pjesë e çdo gabimi, dikush është pjesë e gabimit të madh të Albin Kurtit, i cili i ka ngrirë raportet me Perëndimin”

Ai tutje ka potencuar se Albin Kurti ka prishur raportet me Perëndimin.

“Ne si qytetarë jemi pjesë e çdo gabimi, ne jemi orientuar krejt kundër Albin Kurtit, dikush është pjesë e gabimit të madh të Albin Kurtit, i cili e ka ngrirë këtë vend në marrëdhëniet me Perëndimin. Do të thotë gjënë më të shtrenjtë që kemi pas, ne s’kemi pas asgjë më të shtrenjtë se Perëndimin, që na kanë mbajtur para duarsh”

Mes tjerash, ai potencon se Islami politik në Kosovë dhe jashtë saj është prezent, dhe kjo do të jetë fatale sipas tij.

“Fatalizmi i këtij Islami politik ka me na kushtuar aq shtrenjtë, që ndoshta ka me qenë i barabartë me pushtimin, ky është vetëpushtim,” thotë Pal Shtufi.