Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pal Lekaj i kërkon Kurtit që ta shkarkojë kryeshefin e Trepçës

Pal Lekaj i kërkon Kurtit që ta shkarkojë kryeshefin e Trepçës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të plotësojë kërkesat e minatorëve të Trepçës, të cilët janë në ditën e pestë të grevës.

Lekaj tha se kryeministri Kurti duhet ta shkarkojë Kryeshefin ekzekutiv të Trepçës, e cila është edhe një nga kërkesat e minatorëve.

“Kryeministër, shkarkoje Kryeshefin ekzekutiv të Trepçës, plotëso kërkesat e minatorëve dhe mos rreziko shëndetin e tyre”, ka shkruar Lekaj.

Minatorët e minierës së “Trepçës” kanë hyrë në ditën e pestë të grevës. Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi tha se ditën e sotme ka pasur një takim me disa zyrtarë të qeverisë.

Jonuzi tha se nuk presin të ketë diçka nga ky takim.

/TV Arbëria