Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pal Lekaj: Bllokadën e ka krijuar Albin Kurti, ai duhet të mbajë përgjegjësi

Pal Lekaj: Bllokadën e ka krijuar Albin Kurti, ai duhet të mbajë përgjegjësi

Pal Lekaj, ka kritikuar disa deputetë të opozitës, duke thënë se ata po duken më të shqetësuar për mosformimin e institucioneve nga Albin Kurti sesa vetë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Lekajt, kjo qasje nuk përfaqëson opozitën, por, siç u shpreh ai, “është vajtim për pushtetin e dikujt tjetër”.

Postimi i tij:

Sot, disa deputetë të opozitës po duken më të shqetësuar pse Albin Kurti nuk po i formon institucionet, sesa vetë deputetët e VV-së.

Kjo nuk është opozitë. Kjo është vajtim për pushtetin e dikujt tjetër.

Bllokadën e ka krijuar Albin Kurti dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi për të. Detyra e opozitës është ta denoncojë këtë papërgjegjësi, jo të sillet sikur po i qan hallin pushtetit.