Të paktën shtatë persona janë vrarë pasi Pakistani nisi sulmet ajrore në territorin iranian në orët e para të së enjtes.
Pakistani tha se sulmet kishin goditur ato që ai i quajti “strehimet e terroristëve” në provincën kufitare Sistan-o-Balochistan.
Ministria e Jashtme e Pakistanit e përshkroi operacionin si “një seri sulmesh ushtarake me saktësi shumë të koordinuara dhe të shënjestruara në mënyrë specifike”.
IRAN VS PAKISTAN
Pakistan launches several airstrikes in retaliatory assault on Balochistan government official said: pic.twitter.com/Qn5OP55wEN— Khalid sarkavas (@a_sarkavas) January 18, 2024
Aksioni i mëngjesit të sotëm u ndërmor në dritën e inteligjencës së besueshme të aktiviteteve të afërta terroriste në shkallë të gjerë”.
Mediat iraniane raportuan se tre gra dhe katër fëmijë u vranë nga këto sulme.
Sulmet e Pakistanit në Iran vijnë si kundërpërgjigje ndaj sulmeve që Irani bëri në Pakistan ku mbetën të vrarë dy fëmijë.
Të dyja vendet kanë akuzuar prej kohësh njëri-tjetrin se strehojnë grupe militante që kryejnë sulme nga rajonet përgjatë kufirit të tyre të përbashkët. /Telegrafi/