Tifozja më tërheqëse e këtij kampionati, Ivana Knoll, bëri një veprim para ndeshjes Itali-Kroaci, ku thumboi keq italianët.
Ajo publikoi një video në profilin e saj në Instagram, ku po përgatiste pasta.
Megjithatë bukuroshja kroate, bëri një veprim që do të zemëronte shumë italianët.
Përpara se t’i ziente ato, Knoll, i theu pastat në dysh; një gjë që italianët e urrejnë shumë.
“Italianë mjaftë më! Pastat thyhen sonte”, shkroi ajo në videon e saj të publikuar në Instagram.
Vlen të theksohet se një veprim të ngjashëm kundrejt tifozëve italianë e kanë bërë edhe tifozët shqiptarë.
Videoja e tifozëve shqiptarë duke thyer shpagetat para italianëve ka bërë xhiron në këtë Kampionat Evropian.