Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pajtimi me fatalitetin

Pajtimi me fatalitetin

 

Shkruan: Afrim Kasolli

Nuk ka shumë kohë kur mbi gjysma e Kosovës u gjend nën pushtetin e vërshimeve. Fshatra, lagje, qytetete, dhe rrugë u përmbyten sa hap e “mbyll sytë”. Mirëpo, sot kjo temë po heshtet dita ditës. Po e shoqëron një “amnezi publike” me përjashtim të familjeve që po përballen ende me pasojat e asaj katrahure. Askush nuk fletë për të. Mungojnë diskutimet dhe adresimet politike dhe institucionale, si sa i përket përgjegjësisë së nivelit lokal ashtu edhe atij qendror.

Kjo sjellje mbase është vetëm njëra nga simptomat më të dukshme të një mendësie fataliste që po bëhet gjithnjë e më masive. Askush nuk është fajtor për atë që ndodhi. E tëra ishte vetëm një vepër Zotit dhe manifestim ciklik i natyrës. Prandaj, nuk mbetet asgjë tjetër pos pajtimit me fatalitetin dhe pritjes për ndonjë ndihmë eventuale nga institucionet e të dy niveleve.

Është kjo klimë që e zhvesh politikën nga çdo përgjegjësi. Sepse në çdo vend tjetër, indiferenca e liderëve kryesorë politikë për t’u solidarizuar në jetën reale, e jo nëpërmjet rrjeteve sociale, me “viktimat” e këtyre përmbytjeve nuk do të kalonte pa pasoja. Megjithatë ky pajtim si i tillë e nxjerr në sipërfaqe edhe kapjen e opozitës nga pushteti për shkak të mëkateve edhe të së parës në raport me ambientin, në nivelin e pushtetit komunal, sidomos, kur marrim parasysh faktin se shumë komuna aktualisht vazhdojnë të drejtohen nga partitë opozitare, ose të paktën janë drejtuar deri në zgjedhjet fundit lokale. Sepse në rrethana normale, fakti se si kryeministri në detyrë, Albin Kurti u tregua shpërfillës ( përjashto këtu reagimin e tij në rrjetin e ti social facebook) ndaj atyre që pësuan dëme materiale duke injoruar çdo vizitë në zonat e prekura do të shërbente si “armë politike” kundër të parit. Mirëpo në vend të kësaj qasjeje, edhe liderët e partive opozitare si Bedri Hamza e Lumir Abdixhiku e imituan shembullin e të parit. Sepse siç duket edhe të këta të fundit më shumë po dominon kalkulimi politik për marrëveshje politike me Kurtin, për temën e presidentit se sa mobilizimi kundër tij. Duke e përçuar kështu mesazhin se edhe këta janë pajtuar më fatalitetin e tyre politik.