Ish-ministri i Brendshëm, Zenun Pajaziti ka deklaruar se deri te ardhja e pavarësisë së vendit kishte shumë përpjekje.
I ftuar në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria, ish-ministri theksoi se Kosova pati fat që në luftën e fundit të ketë aleat dhe miq të fortë që sipas tij, bënë që çështja e Kosovës të bëhet çështje ndërkombëtare.
“Ne e patëm fatin që në luftën e fundit të kemi aleat të fortë të kemi miq arritëm ta bëjmë çështjen tonë, çështje ndërkombëtare. Fatkeqësisht jo vetëm me një rrugë paqësore, ne u dasht të mobilizohemi si komb, të ketë një luftë, të ketë një kryengritje. Me shumë të rënë për ta zgjuar vëmendjen e botës perendimore. Dhe ishte edhe fati edhe përpjekja jonë të bëra bashkë për ta patur një mbështetje të tillë”, deklaroi Pajaziti./TV Arbëria./