Ish-presidenti i Sllovenisë Borut Pahor po përgatit një draft-kornizë për vazhdimin e dialogut, por ai dëshiron së pari të koordinohet me shefin e diplomacisë evropiane, shtetet anëtare të BE-së dhe Quintin.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Pahor përmes një postimi në rrjetin social X.
Slloveni më herët ka shfaqur dëshirën për të pasuar Miroslav Lajçak në postin e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe kjo është mbështetur nga presidenti Robert Golub dhe shefja e diplomacisë Tanja Fajon.
“Ish-presidenti Pahor është duke përgatitur një draft skicë për vazhdimin e dialogut, por ai dëshiron që fillimisht ta koordinojë atë me Përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Borrell dhe vendet anëtare të BE-së, veçanërisht vendet e Quintit”.
“Lidhur me pyetjet që po merr ish-presidenti Pahor në pritje të rolit të tij si kandidat për EUSR për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të BB-së, ai aktualisht nuk po i përgjigjet asnjë pyetjeje apo kërkese për intervistë deri në njoftimin e dytë”, ka shkruar Pahor.
Lajçak ka mandat për dialogun deri në shtator, kur do të marrë detyrën e re si ambasador i BE-së në Zvicër. Në postin e tij aktual ende nuk është caktuar askush zyrtarisht.