Prifti i kishës së Llapushnikut, në Drenas gjatë pagëzimeve që kanë ndodhur gjatë ditës së sotme, u ka dhënë një porosi të gjithë pjesmarrësve, shkruan TV Arbëria.
Porosia e priftit: Shko duaj të gjithë po si vetëveten.
Në një postim nga Marin Sopi në facebook, ai thotë se nuk po u bëhet publicitet pagëzimeve, si dhe bën një reagi në lidhje me këtë temë.
“Nuk është se ne po u bëjmë publicitet pagëzimeve, por ju po na i merrni fotot nga muri ynë, pa lejën tonë, po i postoni në rrjetet sociale, për të na linçuar publikisht. Unë i kuptoj disa që mbijetojnë nga pëlqimet ( klikimet ), por më duket tejet e ulët kur disa medie, që veten e quajnë serioze, plotësojnë programet e tyre me tema të “nxehta”. Nëse pajtohemi se feja është diçka personale, çfarë i duhet dikujt jeta e tjetrit? Ja për shembull, sot pagëzimin (që është një moment shumë i rëndësishëm ), nuk e publikoi personi që u pagëzua, pikërisht nga frika e linçimit personal dhe familjes së tij. Nëse për dikë rrethprerja (synetia) është moment i veçantë dhe bëhet dasmë synetie me qindra të ftuar dhe dhjetra mijëra euro të shpenzuara, pse një foto e pagëzimit çon kaq shumë pluhur ?”, ka shkruar ai në facebook.
Dhe në fund tregon mesazhin që iu tha sot të pagëzuarve.
“Shko duaj të gjithë po si vetëveten, është mesazhi, porosia që iu dha sot të pagëzuarit! Urime!”, ka përfunduar ai.
Postimi:
Vazhdojnë konvertimet në fenë katolike, vetëm sot rreth 100 persona