Një gjest mbreslënës dhe njerëzor e ka bërë neurologu nga Drenasi, Fisnik Jashari, shkruan TV Arbëria.
Feim Krasniqi, i cili është invalid i luftës gjatë një vizite tek mjeku për nënën e tij, merr një mesazh mjaft fisnik nga neurologu Fisnik Jashari.
Neurologu në letrën e pagesave i shkruan nënës së Feim Krasniqit, diçka për tu duartrokitur, i thotë se djali juaj pagesat i ka kryer në vitin 1998 në luftën e Kosovës.
“Nëna e Feimit, nëna Havë, pagesat për vizita djali juaj i kreu në vitin 1998, çdo të mirë”, shkruhet në letër nga mjeku.
Letra:

Feim Krasniqi është invalid i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /TV Arbëria
