Blog Post

Arbëria TV

​Sacchi: Kam qarë për Messin

Ish-trajneri i Italisë, Arrigo Sacchi, thotë se Argjentinë-Francë ishte ndeshja më e mirë në Kupën e Botës dhe se ai qau për gëzimin e Leo Messit. Amerikano-jugorët fituan kupën e tyre të tretë të botës në një finale epike të fituar me penallti kundër Francës të dielën. “Para së gjithash, një rrëfim: kur Messi e […]

Lexo më shumë

Ministri Mehaj raporton në Komision për situatën e sigurisë në veri

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka raportuar para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, pas situatës së krijuar në veri të Kosovës. Veriu ndodhet në gjendje të tensionuar për shkak të barrikadave. Barrikadat janë ngritur më 10 dhjetor si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq. Pantiq dyshohet […]

Lexo më shumë

Ministria e Punëve të Jashtme organizon Konferencën e Ambasadorëve

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se organizon Konferencën e VI-të të Ambasadorëve. Bëhet e ditur se hapjen e kësaj konference do ta bëjë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Në ceremoninë e hapjes, fjalimet e tyre do t’i mbajnë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa […]

Lexo më shumë

Serbia vazhdon kërcënimet, ministri serb: Mjafton vetëm një shkrepëse për t’i vënë flakën gjithçkaje në Kosovë

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq tha se situata në Kosovë “është ende shumë e tensionuar” dhe se “mjafton një shkrepsë për t’i vënë flakën gjithçkaje”. Ai ka thënë se Serbia do të “mbetet e vendosur dhe këmbëngulëse” në kërkesën e saj për kthimin e një pjese të policëve dhe ushtarëve në Kosovë, në përputhje […]

Lexo më shumë

Vrasja e Hamide Magashit, Haxhiu edhe një herë i bënë bashkë institucionet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbledhur edhe njëherë grupin ndërministror për rastin e vrasjes së Hamide Magashit. Në këtë takim, përpos ministres Haxhiu, po marrin pjesë nga Zyra e Kryeministrit, u.d ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha etj. Ministria e Drejtësisë, së bashku me institucionet e tjera, do të shqyrtojnë raportet e tjera inspektuese, për […]

Lexo më shumë

Aksident trafiku në Prizren, lëndohet një person

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:14, në Prizren. Në aksident janë përfshirë dy vetura, të cilat janë përplasur mes vete. Lajmin për TV Arbëria e ka konfirmuar, Shaqir Bytyqi, nga policia për rajonin e Prizrenit. Bytyqi bëri të ditur se një person është lënduar. “Dy automjete janë të […]

Lexo më shumë

Mesazhi i Peles për Messin

Lionel Messi është shpallur kampion i botës me Argjentinën e tij pas triumfit në finalen spektakolare kundër Francës të dielën. Ky ishte trofeu i vetëm që po i mungonte yllit të PSG-së dhe arritja e këtij suksesi ka gëzuar tej mase miliona njerëz nëpër botë. Në mesin e tyre është edhe legjenda e Brazilit, Pele, […]

Lexo më shumë

Edhe një gazetare nga Ukraina strehohet në Kosovë

Sot në orët e hershme të mëngjesit, në Kosovë ka mbërritur gazetarja ukrainase, Olga Lisnycha. Asociacioni i Gazetarëve ka njoftuar se Lisnycha, do t’i bashkohet kolegëve të saj, gazetarëve ukrainas të strehuar në vend në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”. “Gazetarja është mirëpritur në aeroport nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl […]

Lexo më shumë

Kërcënohet drejtoresha e Klinikës së Neonatoligjisë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se derisa po mbante kujdestarinë e rregullt dhe po ofronte kujdes për foshnjat e porsalindura, në kuadër të Klinikës së Neonatoligjisë, në orët e vona është kërcënuar dhe fyer drejtoresha, Hajrije Ismaili. Sipas njoftimit të ShSKUK-së, kërcënimi ka ndodhur nga axha i një foshnjeje, i cili […]

Lexo më shumë