Blog Post

Arbëria TV

Dy pikat kufitare me Serbinë, ende të mbyllura

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe në orë e mëngjesit të së premtes dy pikat kufitare, ajo në Jarinjë dhe Bërnjak. QKMK njofton se në pikat tjerat kufitare nuk ka pritje të gjata, as në hyrje të Kosovës, e as në dalje. Ndryshe, pasditen e […]

Lexo më shumë

Vazhdon largimi i barrikadave në veri

Në veri po vazhdon heqja e barrikadave të vendosura nga serbët. Sapo u largua njëri nga tre kamionët e vendosur tek udhëkryqi afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës. Më herët është bërë largimi i barrikadave në Rudare, ndërkohë që pritet të vazhdojë edhe heqja e barrikadave të tjera.   /TV Arbëria

Lexo më shumë

Osmani emëroi tre komandantë të Komandave përkatëse dhe gradoi tre gjeneralë të rinj të FSK-së

Presidentja Vjosa Osmani pas rekomandimeve të parapara me ligj, në një ceremoni të organizuar në Presidencë, në prezencë të kryeministrit Albin Kurti, komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe zëvendësministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka emëruar tre komandantë të Komandave përkatëse në FSK dhe ka dekretuar tre gjeneralë të rinj. Kolonelët Hysen Dreshaj, Sefer Isufi […]

Lexo më shumë

Rusia lëshon dhjetëra raketa në qytetet e Ukrainës

Qytetet anembanë Ukrainës janë shënjestruar nga një valë sulmesh raketore ruse, në një nga bombardimet më të mëdha që nga fillimi i luftës. Të paktën tre persona – përfshirë një vajzë 14-vjeçare u dërguan në spital pasi shpërthimet goditën kryeqytetin Kiev, tha kryebashkiaku Vitaliy Klitschko. Shpërthime u dëgjuan edhe në qytetet Kharkiv, Odesa, Lviv dhe […]

Lexo më shumë

KFOR-i: Heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejt

KFOR-i mirëpret vendimin e mbrëmshëm për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës. Në një komunikatë për media thuhet se heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejt, në mënyrë të sigurt dhe të sigurt, duke shmangur çdo lloj incidenti apo rreziku. “Të gjitha palët duhet të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë […]

Lexo më shumë

Haradinaj takon Ambasadorin Davenport: OSBE ka luajtur rol të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur në takim Shefin e OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport. Haradinaj pas takimit ka thënë se me ambasadorin Davenport kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike me theks ato në veri. “Zhvillimet aktuale politike, në veçanti në pjesën veriore të vendit dhe çështjet që […]

Lexo më shumë