Blog Post

Arbëria TV

Ministria e Jashtme sllovene: Fajon e siguroi Osmanin, Kurtin dhe Konjufcën për mbështetje në rrugën evropiane

Ministria e Jashtme e Sllovenisë ka dhënë detaje nga takimet që pati Tanja Fajon me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Përmes një postimi në Twitter ministria tha se: ” Ajo i siguroi ata për ndihmën dhe mbështetjen e Sllovenisë në rrugën evropiane të Kosovës”. Fajon […]

Lexo më shumë

​Pesë vjet burg për pjesëmarrja në grup terrorist

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Y.B për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist dhe lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizmit. I akuzuari Y.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me 5 vjet burg, ndërsa koha e kaluar në masën e paraburgimit i llogaritet në […]

Lexo më shumë

BE: Dënojmë sulmin e urryer rus ndaj civilëve në Dnipro

Bashkimi Evropian ka dënuar ashpër sulmin me raketa ruse në një bllok apartamentesh në qytetin ukrainas të Dnipros, në fundjavë, pasi numri i të vdekurve u rrit në mbi 30. “Rusia vazhdon të tregojë fytyrën e saj çnjerëzore dhe të zbatojë terrorin e saj brutal raketor pa kriter”, deklaroi sot në Bruksel zëdhënësi i BE-së […]

Lexo më shumë

Escobar dhe Lajçak këtë javë në Kosovë dhe Serbi

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, pritet që më 20 janar të vizitojë Kosovën, e më pas edhe Serbinë, për të përgatitur terrenin për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë në Bruksel. I dërguari i Bashkimit Evropian do të jetë i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. […]

Lexo më shumë

I jepet lamtumira e fundit komandantit të UÇK-së, Cen Aliçkaj

I jepet lamtumira e fundit komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Cen Aliçkaj, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan. Aliçkaj ndërroi jetë në moshën 58-vjecare, të shtunën, ndërsa njihet si luftëtar i denjë dhe si zyrtar i lartë i inteligjencës në FSK. Qindra persona u rreshtuan të hënën për t’i dhënë lamtumirën e fundit, […]

Lexo më shumë

Rasti i Martin Berishaj, deputetja e PDK-së: Komision hetimor për Donikën, Albinin dhe Vjosën

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Në një shkrim në Facebook, deputetja e PDK-së ka kërkuar komision hetimor për ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten e vendit, […]

Lexo më shumë

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Francës po qëndrojnë në Kosovë

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), është duke mirëpritur delegacionet e Komiteteve Olimpike të Francës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilat bashkë edhe me KO të Maqedonisë së Veriut, do të nënshkruajnë sot memorandumin e bashkëpunimit “Balkan Cooperation 5”. Delegacionet, të shoqëruar nga drejtuesit e lartë të KOK-ut, sot janë pritur nga zëvendësministrja për Kulturë, […]

Lexo më shumë

Walker dekorohet nga Begaj: Një “Shqipëri e madhe” tashmë ekziston

Presidenti Bajram Begaj dekoroi me një nga medaljet më të larta të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhrit të Flamurit”, ambasadorin William Walker, ish-kreun e Misionit Monitorues të OSBE-së në Kosovë në vitet ’99 që e cilësoi masakrën e Reçakut si “krim kundër njerëzimit”. Në ceremoninë e mbajtur në Tiranë, Begaj tha se […]

Lexo më shumë