Blog Post

Arbëria TV

Presidenca i reagon Vlora Çitakut

Presidenca e Kosovës nëpërmjet këshilltarit për media të presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, i ka reaguar nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka kritikuar shefen e shtetit për mosreagim për vërshimet në disa komuna të vendit. Kupina ka thënë se presidentja Osmani është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet për tejkalimin e kësaj situate. […]

Lexo më shumë

Përmbytje edhe në komunën e Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot ka bërë të ditur se ka përmbytje të tokave bujqësore, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Latifi ka treguar se në Gexhë, Xërxë, Malësi e Vogël, Krushë e Madhe, Çifllak ka përmbytje të tokave bujqësore, derisa ka bërë të ditur se nën ujë janë edhe […]

Lexo më shumë

Ambulancat specialistike të Spitalit të Mitrovicës përfshihen nga uji, ShSKUK ofron mbështetje

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi, sot ka vizituar ambulancat specialistike të Spitalit të Mitrovicës, të cilat pas reshjeve të vazhdueshme të shiut, janë përfshirë nga uji. Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka informuar se në takim me drejtoreshën e Spitalit, Luljeta […]

Lexo më shumë

Familja Zyhrani nga Llausha mbeti pa kulm mbi kokë

Përmbytjet në Drenicë kanë lënë pasoja të mëdha materiale. Familja e Xhafer Zyhranit nga Llausha e Skënderajt ka mbetur pa kulm mbi kokë si pasojë e rrëzimit të shtëpisë nga vërshimet e djeshme. Kryefamiljari Xhafer Zyhrani ka deklaruar se jeta e pesë anëtarëve të familjes së tij ka qenë në rrezik, derisa ata janë evakuar […]

Lexo më shumë

Zyrtare: Depay është lojtar i Atletico Madridit

Skuadra spanjolle, Atletico Madridi e ka bërë zyrtare transferimin e sulmuesit Memphis Depay. Depay i bashkohet Atletico Madridit nga Barcelona në një marrëveshje deri në muajin qershor të vitit 2025. Marrëveshja është nënshkruar dhe kompletuar, ku Barcelona do të përfitojë deri në katër milionë euro nga shitja e Depayt. /TV Arbëria 

Lexo më shumë

Berisha: Vendi ka vetëm një zgjidhje, revolucionin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se revolucioni i paralajmëruar nga opozita do të nisë shumë shpejt. Në konferencë e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se ky vend ka vetëm një zgjidhje dhe ajo zgjidhje është revolucioni. “Janë vetëm qytetarët që mund të ngrihen në këtë situatë. Përndryshe Shqipëria shkon drejt një desintegrimi […]

Lexo më shumë

Parashikimi i ashpër i Bill Gates për vitin 2023

Lufta në Ukrainë, ndryshimet klimatike, krizat ekonomike dhe shfaqja e epidemive dhe pandemive të reja. Të gjitha këto probleme janë gjithnjë e më urgjente për shumicën e vendeve të botës dhe, sipas Bill Gates, nuk pritet që 2023-shi dhe vitet në vijim të jenë më të mira në këtë drejtim. Në fakt, ai parashikon kohë […]

Lexo më shumë

Iu gjetën dokumente të falsifikuara, Biden: Nuk pendohem, do zbulohet se nuk është asgjë shqetësuese

Presidenti i SHBA, Joe Biden, u përpoq të zvogëlojë çështjen e zbulimit të dokumenteve konfidenciale dhe të klasifikuara të gjetura në qendrën e studimit dhe shtëpinë e tij të familjes, duke thënë se “nuk është asgjë”. “Dëgjoni, ne gjetëm disa dokumente që ishin klasifikuar në vende ku nuk duhet të ishin, ia dorëzuam menjëherë Arkivit […]

Lexo më shumë