Rriten pagat e punonjësve teknik të QKUK-së.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka bërë me dije se janë rritur pagat e punëtoreve teknik në QKUK.
Azemi, në një postim në Facebook ka thënë se deri të rritja ka ardhur pas shumë presioneve, protestave dhe grevave që kanë bërë në QKUK.
Pagat e punëtoreve teknik, sipas tij, do të rritën në 402 euro me tenderin e ri që veç është publikuar nga 275 euro sa kanë qenë.
/TV Arbëria