Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Padia që ndryshon balancat në Ballkan, fundi i një epoke politike të krimit shtetëror

Padia që ndryshon balancat në Ballkan, fundi i një epoke politike të krimit shtetëror

Shkruan Hisen Berisha

(Vuçiqi drejt burgut, padia që shemb mitin e rremë të “liderit të paqes”)

Zhvillime të fundit, lidhur me padinë penale të ngritur ndaj Aleksandar Vuçiqit në Prokurorinë e Milanos për përfshirje në vrasje mizore gjatë rrethimit të Sarajevës, nuk duhet të befasojnë askënd.

Për ne që kemi kaluar nëpër luftë, që kemi parë me sy dramën e popujve të Bosnjës dhe Kosovës, dilema mbi rolin e Vuçiqit dhe elitës politike në Beograd nuk ka pasur kurrë.

Tani që çështja ka marrë edhe zë mediatik ndërkombëtar, nuk mund të flitet më për rastësi. Dikujt, mendoj jo rastësisht, i ka lindur ideja ta çojë çështjen në gjykatë. Kjo nuk është një lëvizje spontane, është rezultat i një procesi të gjatë, i një historie të arkivuar me dekada, që më në fund po shpërthen në opinionin global.

Serbia e viteve ’90 funksiononte si një makineri e organizuar shtetërore për prodhimin e terrorit. Ishte një sistem i mirëstrukturuar që përfshinte ushtrinë, shërbimet sekrete, njësitë paraushtarake dhe grupe kriminale të amnistuar, të cilët dërgoheshin në Bosnje e në Kosovë me urdhra të qartë, të kryenin krime monstruoze mbi civilët.
Këtë nuk e themi vetëm ne, e thotë OKB-ja, e thonë tribunalet ndërkombëtare, e thonë faktet, dëshmitarët dhe varrezat masive.

Roli i snajperëve serbë në Sarajevë dhe personave me kriza nga “Impulse homicidale” apo “çrregullime antisociale të personalitetit, tipar sadistik/antisocial personality disorder with sadistic feat”, ka qenë një nga elementet më çnjerëzore të asaj lufte. Të vrisje nga distanca një fëmijë, një grua, një njeri që ecte për bukë, ishte konsideruar “sport” nga strukturat e organizuara që paguanin para për të marrë jetë njerëzish.

Sipas disa analizave gjenetike dhe antropologjike të popullsive, disa karakteristika biologjike dhe neuropsikologjike mund të ndikojnë në impulse dhe motivacione emocionale të veçanta. Në këtë kuadër, disa studime kanë vërejtur se popullsitë serbe mund të shfaqin, në një shkallë më të ulët tëdashurisë ndaj njerëzve, impulsivitet (libido) dhe një prirje më të fortë drejt urrejtjes dhe agresionit ndaj të tjerëve, përfshirë edhe pasionin për dhunë ekstreme apo sjellje homicidale. Këto vëzhgime nuk janë absolute për çdo individ, por konsiderohen si tendenca statistikore në nivel popullsie dhe lidhen me tipare të çrregullimeve antisociale dhe impulsive, duke përfshirë tiparet sadistike të personalitetit.

Kur këto akuza të konfirmohen edhe për Vuçiqin, atëherë e plotësojnë mozaikun e së kaluarës së tij politike dhe ideologjike.

Dhe le ta themi pa dashur ta neutralizoj si krim se, vdekja nga një plumb snajperi ka qenë ndoshta forma më “e shpejtë” e ekzekutimit, nëse krahasohet me torturat dhe masakrat që njësitë paraushtarake serbe kryenin mbi civilët, pleqtë dhe fëmijët. Krimet e dhunës seksuale, prerjet përsëgjalli gjatë dhunimit, hapja e barkut shtatzënave, vrasja e lehonës dhe mbushja me gjak të nënës biberonin e bebes së gjallë, zhdukjet e trupave të viktimave, mbledhja e trupave dhe djegiet masive, këto kanë qenë pjesë e metodologjisë së spastrimit etnik që për shumë vite politika zyrtare e Beogradit e ka mohuar.

Megjithatë, dimensioni i urrejtjes dhe agresionit nuk është vetëm biologjik. Ai ka komponentë të fortë sociopolitikë, kulturorë, edukativë dhe fetarë.

Në rastin e popullsisë serbe, këto prirje përkeqësohen nga faktorë historikë dhe politikë, nga sistemi arsimor dhe edukativ, si dhe nga narrativat e kultit të humbjeve dhe heroizimit të luftërave, siç është rasti i betejes së Koshare. Në shkolla dhe kisha shpesh propagandohet ideja e superioritetit kombëtar dhe urrejtjes ndaj popujve fqinjë. Ky fenomen është një problem i thellë sociologjik që kërkon analiza dhe hulumtime të kontrolluara për të kuptuar dhe trajtuar sindromat e sjelljeve homicidale, tiparet sadistike dhe çrregullimet antisociale të personalitetit, duke synuar jo vetëm studim akademik, por edhe rehabilitim dhe adresim strategjik.

Padia e fundit nuk është fundi i rrëfimit, është vetëm fillimi i një procesi që po shpalos para botës realitetin e kahershëm të strukturave që e kanë sunduar Serbinë.
Nëse drejtësia ndërkombëtare i shkon deri në fund këtij rasti, ky mund të bëhet një precedent i rëndësishëm për të ç’mitizuar imazhin e rremë të një lideri që për dekada ka tentuar të paraqitet si faktor paqeje, ndërkohë që rrënjët e tij politike burojnë nga një sistem i krimit shtetëror.

Si ish-ushtarak, si dëshmitar i drejtpërdrejtë i asaj kohe, dhe si politikan që e njeh mirë natyrën e konfliktit në Ballkan, po e them qartë se, Serbia zyrtare kurrë nuk i ka pastruar strukturat e saj nga krimet dhe ideologjia e viteve ’90. Për aq kohë sa këto figura mbesin në pushtet, rajoni nuk mund të ketë stabilitet të qëndrueshëm.
Në këtë kontekst, mendoj se misioni politik i Vuçiqit ka marrë fund.

Kjo çështje nuk është thjesht një incident juridik, është sinjali i qartë se periudha e tij politike po shkon drejt mbylljes. Fundi i tij është i ditur, do të përfundojë në bankën e të akuzuarve dhe, në fund, në burg për krime. Historia e udhëheqësve të tillë në Ballkan ka ndjekur gjithmonë të njëjtën rrugë, dhe Vuçiqi nuk do të jetë përjashtim.

Padia e fundit nuk është surprizë. Është pasojë logjike e së kaluarës së tij dhe e të gjithë atyre që e udhëheqin Serbinë edhe sot.