Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pacolli shokon me deklaratat, qeveria reagon, presidenca hesht

Pacolli shokon me deklaratat, qeveria reagon, presidenca hesht

Lideri i AKR’së Behgjet Pacolli së fundi ka dhënë një deklaratë që ka habitur të gjithë.

Pacolli deklaroi se një ditë para zgjedhjes së presidentes së Kosovës, me kërkesë të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit ka biseduar në telefon me Millan Radoiçiqin për të kërkuar një votë për presidenten.

E kryeministrit Kurti i ka dal në mbrojtje zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Duke e mohuar deklaratën e Pacollit, Kryeziu ka thënë se Kurti asnjëherë nuk ka qenë i pranishëm në asnjë bisedë që lideri i AKR’së ka bërë me kriminelin Millan Radoiçiq.

Për këtë deklaratë të Pacollit nuk ka reaguar presidentja Vjosa Osmani.